Hajrullahi me padi penale kundër kryeprokurorit Kocevski dhe disa prokurorëve të tjerë

Hajrullahi me padi penale kundër kryeprokurorit Kocevski dhe disa prokurorëve të tjerë

Kreu i pezulluar i Prokurorisë Publike të Shkupit, Mustafa Hajrullahi, me padi penale kundër kryeprokurorit Lupço Kocevski, prokurores së Prokurorisë së Shtipit, Tatjana Kacarova, si dhe kundër Risto Bojaxhiskit, prokuror në Prokurorinë e Lartë Publike të Shtipit. Hajrullahi ka theksuar se ka paditur edhe Ermon Nezirin, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sipaa Hajrullahit prokurorët kanë kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ndërkohë në reagimin e Prokurorisë theksohet se nuk kanë marrë padi të tillë. Ndaj Hajrullahit është duke u zhvilluar procedurë disiplinore për shkak të gabimit profesional, ndërsa ndaj tij ka edhe padi për mobing. Për shkak të këtyre veprimeve, Hajrullahi është suspenduar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button