Hakim Zijeç bashkohet me Ronaldon dhe Brozoviçin

Së fundmi, gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, raporton se Al Nassr ka kryer një tjetër goditje të madhe në merkato.

Hakim Zijeç do t’i bashkohet skuadrës së Cristiano Ronaldos dhe marrëveshja është kryer. Sulmuesi maroken ka pranuar kushtet e kontratës me klubin saudit dhe Al Nassr ka gjetur gjuhën edhe me Çellsin. Kontrata e Zijeçit me Al Nassr do të jetë deri në qershor ë vitit 2026.

Testet mjekësore janë çështje kohe dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi. Zijeç tashmë i bashkohet Al Nassr, klubi ku do të gjejë si shok ekipi Kristiano Ronaldon dhe tashmë Marselo Brozoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button