Nga e mërkura, destabilizimi i motit

Nga e mërkura, destabilizimi i motit

DPH njofton destabilizimin e motit nga e mërkura, kah fundi i ditës, kur siç thekson priten reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Sipas DPH, ditën e enjte do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, e cila do të bëjë që temperatura të ulet me disa gradë, ndërsa nga dita e premte temperatura do të rritet sërish.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë.

LEXO EDHE:

Back to top button