Ashraf Hakimi ka përfunduar transferimin e tij tek Paris Sen Zhermeni. Algjeriani është transferuar në Paris për një shumë prej 60 milionë eurosh, ku prej tyre do të jenë edhe tetë milionë euro shtesa “të lehta” dhe tri “të vështira”. Ai duke folur për uebfaqen e klubit është shprehur tejet i kënaqur me transferimin e tij trek PSZH.
“Unë ndihem shumë krenar me transferimin tim këtu. Pas Spanjës, Gjermanisë dhe Italisë, Paris Saint-Germain më ofron mundësinë për të zbuluar një kampionat të ri me një nga klubet më prestigjioze në botë. Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës, tifozët dhe të përjetoj ndjenjën dhe pasionin e pabesueshëm brenda “Parc des Princes. Unë ndaj të njëjtat ambicie të mëdha me shokët e mi të skuadrës dhe do të bëj gjithçka që mundem për të dhënë gjithçka çfarë pritet nga unë”, përfundoi Hakimi.








