Përpos paraqitjes së mirë, Prishtina pëson disfatë në Hungari

Prishtina e ka humbur duelin e parë ndaj Ferencvaroshit, në kuadër të raundit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve. Në fakt, Prishtina doli në avantazh pas disa minutash, por goli i Oto Xhon u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.  Kampioni i Kosovës pati një rast të mirë ku Oto Xhon doli vetë para portierit Dibusz, , por që goditja e nigerianit përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Në pjesën e dytë, paraqitja e mirë e Prishtinës duket se iu kushtoi shumë shpejt pasi Ferencvaroshi shënoi tre gola të shpejtë.

Fillimisht ishte Nguen i cili zhbllokoi rezultatin në min 71′ dhe pas vetëm tre minutash në min 74′ Mmaee dyfishoi avantazhin për hungarezët. Për golin e tretë ishte Blazic i cili trefishoi epërsinë në min 78′ të takimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

LEXO EDHE:

Back to top button