Hakimi shpëton PSZH nga turpi ndaj Mecit

Skuadra e Paris Sen-Zhermenit ka realizuar një tjetër fitore, falë golave nga Ashraf Hakimi. Skuadra parisiene, në transfertë mundi skuadrën e Mecit me 2-1.  ‘Parisienët’, e nisën furishëm ndeshjen dhe arritën të gjejnë golin e parë në min e 5’ përmes Ashraf Hakimit. Përkundër sulmeve të Parisit, vendasit befasuan duke barazuar rezultatin në min e 39’ përmes Kiki Koujate.

Pjesa e dytë ishte me shumë raste shënimi nga të dyja skuadra, e sidomos nga ekipi i Mauricio Poketinjos. Pas shumë tentimeve ishte sërish Hakimi që reazlioi në ‘frymën e fundit’ për t’i sjelurr fitoren skuadrës.

Me këtë fitore PSZH ka pikët e plota pas shtatë xhirove (21 pikë), ndërsa Mec është i fundit me vetëm tre pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button