Hakmarrje e Espanjollit, s’ka festë me ngjyrat kuq dhe kaltër në stadiumin e tyre

Barcelona mund të ngrejë titullin e 17-të të La Ligas të dielën nëse mposht Espanyolin, por mijëra tifozë brenda stadiumit “RCDE” nuk do të mund të festojnë me ngjyrat e famshme të “Blaugranës”. Sipas raportimeve në Spanjë, mbështetësve do t’u ndalohet hyrja nëse vendosin të veshin ndonjë rekuizit që përfaqëson ngjyrat e famshme të Barcelonës, duke përfshirë emblemat, shallet dhe këmisha.
Në fakt, “Radio Catalunya” pretendon se Espanjolli tashmë po i informon ata që përpiqen të blejnë bileta në internet se nuk do t’u lejohet qasja në stadiumin me kapacitet 40,000, nëse ata vishen me ngjyrat kuq dhe kaltër.
Ky veprim i Espanjollit konsiderohet se është hakmarrje kundër rivalëve lokal për ndeshjen e zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar. Barcelona i ndaloi tifozët e Espanjolit të hynin në “Camp Nou” dhe çdo tifoz që vihej re me fanellën bardheblu – ose një emblemë apo flamur të lidhur me Los Periquitos – u ndalua të merrte pjesë.
Barcelona është e para me 82 pikë të grumbulluara dhe është 13 pikë larg Atletiko Madridit si ndjekëse e parë. Espanjoli zë vendin e parafundit me 31 pikë dhe është në garë për mbetje në elitë.