Haland nuk mund të kalojë rekordin e Kristiano Ronaldos

Erling Braut Haaland është një “makineri”, një futbollist mbresëlënës, por ndaj Interit, për të dytën herë radhazi, pas finales së Stambollit, jo vetëm që nuk shënoi, por as nuk shkëlqeu.

Vetëm në një rast ishte i rrezikshëm. Norvegjezi kishte shënuar 99 gola në 103 ndeshjet e tij të para për Man. Sitit dhe ishte një hap larg arritjes së 100 golave në 104 ndeshje.

Nëse do ta kishte tundur rrjetën e portës së Zomerit, ai do të kishte mposhtur edhe rekordin e Kristiano Ronaldos, i cili është lojtari që arriti të shënojë 100 gola me të njëjtin ekip në numrin më të vogël të ndeshjeve, pra 105 ndeshje. Haaland do të mund ta barazojë këtë rekord, por për këtë duhet të shënojë të dielën në ndeshjen kundër Arsenalit.

Lojtarët që arritën më shpejt 100 gola me të njëjtin ekip:

Kristiano Ronaldo -105 ndeshje për Real Madridin

Luis Suarez – 120 ndeshje për Barcelonën

Zlatan Ibrahimoviç – 124 ndeshje për PSZH

Rud Van Nistelroj – 131 ndeshje për Man. Junajted

Kristiano Ronaldo – 131 ndeshje me Juventusin

LEXO EDHE:

Back to top button