Haland vendos të premtën për karrierën e ardhshme
Klubet si Real Madrid, Man. Siti, Barcelona, Bajern Munih dhe PSZH, kanë bërë ofertat në drejtim të Erling Haaland, ndërsa këtu është edhe Dortmundi që ka bërë ofertën që të qëndruar edhe një sezon.
Mediat raportojnë se Real Madridi ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e Haaland, për të treguar se janë shumë serioz për ta transferuar, por do donin që të qëndronte edhe për një sezon te Dortmund dhe pastaj t’i bashkohet Mbappes si transferimi i radhës i madh në vitin 2023.
Ndërkohë, gazetari i “Pacojo Ser”, zbulon se Haaland do vendos përfundimisht për të ardhmen këtë të premte, me Man. Sitin që shihet si favoriti kryesor.







