Halili: Ekonomia e brishtë detyron rininë të merr rrugën drejt shteteve të BE-së

Faton Halili, student në studimet e masterit në biznes, i ftuar në “Rruga drejt”, vlerëson se është momenti i fundit që institucionet e vendit të zgjohen nga gjumi dhe të bëjnë përpjekje që të krijojnë kushte të mirëfillta dhe perspektiv për të rinjtë, në të kundërtën vendi do të zbrazet. Sipas tij ekonomia e brishtë, pagat shumë të ulëta dhe mungesa e investimeve kapitale, janë ndër shkaqet kryesore që detyron të rinjtë të marrin rrugën drejt shteteve të Bashkimit Evropian, për një jetë më të mirë.

“Kjo ikja e të rinjve në ditët e sodit po ndodhë realisht në paqësore, pa armë, pa bërë ndonjë bujë të madhe në zemrat tona, ajo po bën një bujë nëpër portale dhe ende s’ka arritur që të merr një epilog deri tek institucionet tona që të merret seriozisht me këtë çështje. Realisht unë mendoj se shkaqet ekonomike janë ato që i detyrojnë të rinjtë të largohen nga vendi. Besoj se paga dhe investimet kapitale janë dy aspekte kryesore që të rinjtë nuk mund të gjejnë veten dhe shohin një të ardhme ndryshe në vendet e bashkimit Evropian”, tha Faton Halili, student në studimet e masterit në biznes./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button