Halili: Maqedonia larg barazisë për bashkësitë etnike, faji tek politika


Në prag të 8 shtatorit, pavarësisë së Maqedonisë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se vendi është shumë larg nga arritja e barazisë për të gjithë bashkësitë etnike. Deputeti i përbërjes së parë parlamentare Muhamet Halili thotë se fajin për këtë e kanë partitë politike të cilat sipas tij gjithmonë interesat partiake i kanë përpara atyre kolektive.

“Sot pas 29 viteve, Maqedonia teoritikisht dhe në aspekt kushtetues është shtet demokratik i përparuar, por ende është larg asaj të themi se është arritur barazia e plotë në të gjitha sferat e jetës, mes të gjithë popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë jo vetëm në aspektin teknik por edhe në aspektin politik. të gjitha partitë politike dhe individët brenda partive politike vrapojnë që ti sendërtojnë interesat e tyre dhe ëndrrat e tyre. Po qese këto interesa individuale nuk bëhen ëndrra kolektive dhe me program kolektiv për realizimin e tyre, atëherë gjatë kohë do të vazhdojë kështu. Është qesharake të kritikohet opozita, por opozita e bart barrën kryesore të nxitjes së motorëve të shtetit për përparim”, deklaroi Muhamet Halili, deputet i përbërjes së parë parlamentare.

LEXO EDHE:

Back to top button