fbpx

4 viktima dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e pandemisë në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Pas 847 testimeve, 153 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ndërkohë, shënohen 4 viktima të tjera, ndërkohë që 130 persona janë shëruar, duke e çuar në 6.106 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 81-vjeçar, një 85-vjeçare dhe një 87-vjeçar.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar 10.255 raste me COVID-19 nga 67.904 testime të kryera, prej tyre 6106 janë të shëruar, 3833 janë raste ende aktive dhe 316 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen./A2

LEXO EDHE:

Back to top button