Vazhdojnë protestat në Shqipëri, ndërsa Qeveria nuk tërhiqet nga projekti i investimit

Gazetare: Amila Rashiti

Protesta në Shqipëri hyn në ditën e saj të 25. Protestuesit vazhdojnë t’i përsërisin kërkesat e tyre: dorëheqja e Edi Rames, Qeveri teknike 1 vjet, abrogim i lejes për investitorin në zonën e Zvërnecit dhe rishikim i ligjit bashkë me dekretin për zonat e mbrojtura zhvillimore.

“Le të jetë kjo kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, gjithçka që do të vijë në vijim do të përpilohet pas bashkëbisedimit dhe diskutimit mes çdo qytetarit këtu në shesh”, tha një qytetar.

Ai i cili Edi Rama u zgjua sot në mëngjes dhe tentoi të bëhej miku im por përgjigja që ja dhashë aty po ja jap edhe këtu përpara vëllezërve dhe motrave të mia. Edi Rama unë nuk jam si ti, dhe ti nuk mund të qash hallet e mia sepse ti je shkaktar i tyre”, u shpreh një qytetar tjetër.

Mes protestuesve kishte edhe turistë nga vendet Evropiane dhe më gjerë.

“E dua Shqipërinë dhe për te gjithë njerëzit ne mbar boten qe mendojnë te vijnë ne Shqipëri, ju lutem ejani, është sigurt, është paqësore dhe është magjike”, thotë qytetari.

Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë vazhdimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Gjithashtu në ditën e martë qytetarët paralajmëruan që më 4 korrik planifikohet një protestë ku do të bashkohet edhe diaspora. Kryeministri Rama ka deklaruar se projekti sjell investime të reja, turizëm dhe vende të reja pune. Për këtë arsye ai nuk e ndalon realizimin e projektit dhe akuzon se protesta është politizuar dhe se kërkesat kanë kaluar jashtë çështjes së mjedisit./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button