Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi

Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë. Sipas policisë së Tetovës, rreth orës 04:20, një person, i cili ka lëvizur me motoçikletë, ka qëlluar disa herë në drejtim të shtëpisë familjare të 48-vjeçarit S.B., pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe objektin veror në oborr, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe një automjet i tipit BMW i parkuar. Nga policia e Tetovës thonë se nga vendi i ngjarjes janë marrë gjashtë predha për ekspertizë ndërsa shtojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit. Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button