Shqipëri, 809 raste të reja me COVID dhe 12 viktima

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 809 raste të reja me COVID-19 nga 2 711 testime të kryera në total. Bashkë me ta shkon në 50 mijë numri i të infektuarve me COVID që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri. Ndërkohë raportohet edhe për 12 humbje jete.

Aktualisht në 4 spitalet COVID në Tiranë, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button