Halland: Debutimi im ndaj do të jetë ndaj Bajernit, Insh Allah!

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka paralajmëruar debutimin e tij për Man. Sitin, në duelin kundër Bajern Munihut, i cili do të luhet në orët e para të mëngjesit të së dielës. “Qytetarët” zhvilluan ndeshjen e parë miqësore për sezonin e ardhshëm dhe fituan ndaj Klub Amerika nga Meksika me rezultat 2-1. Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e De Brujne, por Klub Amerika u rikthye me gol të Martinit në minutën e 43-të për 1-1. De Brujne shënoi golin e dytë në këtë ndeshje për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në pjesën e dytë, Guardiola u dha një shans shumë lojtarëve nga bankina dhe mes tyre nuk ishte Erling Haaland, i cili të 90 minutat i shkoi na banka rezervë. Duke qenë se sot ka ditëlindjen, klubi i ka dërguar një mesazh urimi në faqen zyrtare dhe pas falënderimit ka bërë të ditur se minutat e para për klubin e ri do t’i luajë kundër Bajern Munihut.

 

“Faleminderit. Debutimi kundër Bayern Inshallah”, shkroi Haaland në reagimin në Tuitter.

 

 

 

Halland luajti gjithsej 89 ndeshje për Borusia Dortmund, duke shënuar 86 gola dhe duke regjistruar 23 asiste. Edhe pse është vetëm 22 vjeç, ai tashmë ka shënuar gjithsej 135 gola në karrierën e tij. Norvegjezi iu bashkua me kampionët e Anglisë për 75 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button