Halland e Rashford me rekorde te reja në Champions

Sulmuesit e rinj te Borusia Dortmundit dhe Man. Junajtedit, Erling Halland dhe Markus Rashford, vendosën rekorde të reja në Ligën e Kampionëve. Në fitoren e Borusia Dortmundit ndaj Klub Brizhit, për skuadrën vendase golin e parë e shënoi Halland, që ishte I 15-ti në garën elitare të Evropës, me vetëm 12 ndeshje të zhvilluara. Rekordi I mëparshëm ishte në pronë të Rud Van Nistellrojit dhe Roberto Soldados, të cilët shënuan nga 15 gola në 19 ndeshje.

Ndërkohë Markus Rashford, u bë futbollisti më i ri në historikun e Man. Junajtedit që ka shënuar 15 gola në Evropë, me 23 vjetë e 24 ditë, Rashford kaloi Uen Runin, që mbante këtë rekord me 23 vjetë e 47 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button