Halsey do të bëhet nënë për herë të parë, e dha lajmin vetë nëpërmjet rrjeteve sociale

Halsey është shtatzënë për herë të parë. “Surprise” shkroi ylli i “Without Me” përmes një postimi në Instagram.

“Të dua me gjithë zemër. Jemi të gjithë kaq të lumtur për ty. Do të jesh nëna më e mirë ndonjëherë,” komentoi menaxheri i saj, Anthony Tomasli.

Për momentin është e paqartë se cili është babai i fëmijës, por së fundmi u aludua se Halsey u lidh sërish me ish-të dashurin, këngëtarin Yungblud.

Para tij, Halsey ishte në një lidhje me Evan Peters, yllin e “American Horror Story” me të cilin u nda në fillim të vitit 2020. Një nga lidhet e saj më të përfolura është romanca me G-Eazy, një marrëdhënia abuzive. Në “Without Me” ajo la të nënkuptuar se ai e tradhtoi.

LEXO EDHE:

Back to top button