Hamasi konfirmon vrasjen nga Izraeli të disa komandantëve të rëndësishëm

Izraeli është zotuar të vendosë qetësi në rajon. Deri të mërkurën janë konfirmuar të paktën 43 të vdekur, mes të cilëve edhe 13 fëmijë dhe mbi 200 të plagosur.

Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod mes breshërisë së sulmeve me raketa.

Izraeli ka vrarë disa komandantë të lartë të Hamasit në sulmet e synuara ajrore në Rripin e Gazës ndërsa shteti hebre u zotua të rritë fushatën e tij kundër grupit militant palestinez.

“Ne do t’i godasim ata sikur ata kurrë nuk kanë ëndërruar të mundshëm,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë, duke shtuar se operacionet në Gaza ishin “vetëm fillimi”.

Shpërthime pati edhe në kryeqytetin Tel Aviv. Kryeministri Netanyahu u zotua ta zgjerojë ofensivën, dhe tha se militantët do të paguanin.

“Hamasi dhe Xhihadi Islamik do të paguajnë. Po iu them, do të paguajnë një çmim të rëndë për luftën e tyre”.

Luftimet vijnë pas trazirave disa ditore dhe përballjes së dhunshme mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë pranë Xhamisë së Al Aksës ose Malit Tempull, vend i shenjtë si për Islamikët ashtu edhe për Hebrenjtë.

LEXO EDHE:

Back to top button