Hamilton triumfon me gabimet e Verstapenit

Luis Hamilton e nis aty ku e la. Anglezi i “Mercedes”-it e nisi me këmbën e mbarë edhe kampionatin botëror të vitit 2021, aty ku synon të arrijë një tjetër sukses për t’u shndërruar në pilotin më fitues të historisë së Formula 1 me 8 tituj kampion.

 

 

 

Hamilton triumfoi në garën e parë sezonale për këtë sezon pikërisht në Bahrein në pistën “Sakhir”, pas një beteje me Maks Verstappen në 5 xhirot e fundit, me pilotin e “Red Bull”-it që arriti ta parakalonte duke kaluar limitet e pistës dhe mori një penalizim nga komisarët, që i hapi rrugën suksesit të Hamilton, me holandezin që u kënaq me vendin e dytë.

Podiumi u kompletua nga Mercedesi tjetër i Valteri Botas, ndërkohë që vetëm vendi i 6-të për Ferrarin e Sharll Lekler, i cili u rendit pas shpatullave të Noris dhe Perez. Vetëm i 8-ti u rendit Karlos Sainz Jr me Ferrarin tjetër. E nisi me një vend të 15-të zhgënjyes, Sebastian Fetel aventurën te Aston Martin. (Supersport.al)

LEXO EDHE:

Back to top button