Uzuni gabon, Kejn dhe Mount i japin fitoren Anglisë!

Kombëtarja e Shqipëriës nuk arriti të bëjë befasinë. Kombëtarja kuqezi u mposht në ‘Air Albania’ nga Anglia me rezultat 0-2 në kuadër të Grupit “I” të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022. Edhe pse e filluan mjaft mirë takimin, Shqipëria mbeti në disavantazh nga minuta e 38-të kur Hari Kejn realizoi me kokë. Mysafirët shënuan përsëri në pjesën e dytë nëpërmjet Mason Mount në minutën e 63-të për rezultatin final të ndeshjes.

 

 

Ndryshimet e shumta në formacion që kishte bërë Reja nuk sollën asnjë risi te kuqezinjtë me Veselin, Memollën e Laçin e Uzunin që ishin poshtë pritshmërive ndërsa diçka më mirë bëri Broja që gjithsesi nuk krijoi ndonjë rast të pastër për shënim.

LEXO EDHE:

Back to top button