Hamza: I vetmi unifikim që kërkojnë partitë në Kosovë është ai kundër Vetëvendosjes

Agon Hamza, këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat gjatë debatit për procesin në Hagë ndaj ish zyrtarëve të UÇK-së në Kosovë, tha se i vetmi unifikim që kërkojnë partitë në Kosovë është ai kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo unifikimi për Gjykatën e Hagës.

Rrjedha e ngjarjeve në vend që nga 4 qershori i këtij viti nuk është e mirë në Kosovë. Ajo çka tentojnë të bëjnë partitë politike në Kosovë në këto momente nuk është unifikimi i tyre përballë ngjarjeve të fundit, por unifikimi i tyre kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Është mëse e qartë se përkrahja popullore për Lëvizjen Vetëvendosje në këto momente është mbi 48 për qind. Ndërsa këto parti politike janë shumë të interesuara që të bëhen bashkë kundër ardhjes në pushtet të lëvizjes Vetëvendosje, e cila në 4 muajt e qeverisjes së saj dëshmoi se është e pamëshirshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, e vetmi unifikim është kundër Vetëvendosjes, ndërsa unifikimi për Gjykatën e Hagës sepse vendi është në rrezik me duken të pasinqerta, sepse janë pikërisht se janë këto parti që e votuan Prokurorinë Speciale.

LEXO EDHE:

Back to top button