KE marrëveshje me “Curevac” për vaksinën kandidate antiCOVID-19

Komisioni Europian do të autorizojë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike gjermane “Curevac” për deri në 405 milionë doza vaksinash, nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efikase, njoftoi sot presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

- Advertisment -

“Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën. Na duhet një vaksinë e sigurt dhe efikase për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, deklaroi ajo.

“KE dhe Banka Europiane e Investimeve tashmë i kishin siguruar fondet për kompaninë në fillim të këtij viti”, qartësoi von der Leyen.

Kjo është kontrata e pestë që komisioni ka negociuar.

Organi ekzekutiv i BE-së, që negocion në emër të vendeve të Bllokut, është gjithashtu në bisedime me kompaninë “Moderna”.

LEXO EDHE:

Back to top button