Hansi Flik: Ndeshja më pa fat e karrierës sime
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, u shfaq i zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me lojën e skuadrës, “përveç disa momenteve kur duhej të mbronim më mirë”. I pyetur për fjalët e Frenkie de Jong, që denoncoi mungesën e dialogut nga arbitri.
“Jam dakord me Frenkie, por nuk dua të humbas energji me atë tip”.
Ai theksoi se “krijuam shumë raste, rezultati nuk pasqyron atë që pamë. Ka ditë kur investon shumë energji dhe në fund je i pafat”.
“Pas 1-1 ishim mirë, po luanim mirë, por ai gol na vrau; duhej të mbronim më mirë në origjinë dhe në qendër”.
Flik u tha lojtarëve mesazhin e njëjtë dhe se duhet kërkuar fatin në përballjet e tjera.
“Nuk kemi qenë me fat dhe tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, duke e quajtur këtë “ndeshjen më pa fat të karrierës sime”.
Flik tha edhe disa fjalë edhe për arbitrimin.
“Nuk jam i zhgënjyer, të gjithë e dimë si është. Frenkie ka të drejtë”.
Flik foli me ironi për golat e anuluar
“Ishte i njëjti VAR? OK, shumë mirë… Punë e mirë”.








