Hansi Flik nuk e pëlqen njërin nga yjet portugeze te Barcelona

Hansi Fliku do të ngarkohet me një detyrë të madhe kur ai zyrtarisht të marrë drejtimin e Barcelonës si trajner. Një ndër fushat ku ai duhet të jetë i kujdesshëm është ajo e afatit kalimtar, ku së bashku me drejtorin sportiv Deko, do të kenë fjalën kryesore për vajtje-ardhjet.

Nëse marrim parasysh situatën e rënduar financiare të blaugranasve, është më se e nevojshme që lëvizjet e duhura të bëhen, dhe lidhur me situatën e disa lojtarëve në ekip janë ngritur dyshime. Barcelona do të detyrohet që të adresojë situatën e ZHoao Feliks dhe Zhoao Kanselos gjatë javëve në vazhdim.

Feliks nuk pritet që të qëndrojë, por çështja e Kancelos është 50/50. Sipas gazetës katalanase “Sport”, Barcelona pritet që të diskutojë kushtet me Man.Sitin për ta zgjatur marrëveshjen e huazimit të portugezit, por Flik nuk është i bindur nga ideja që të blihet përfundimisht Kanselo, pasi nuk e bindin aftësitë e tij defanzive.

Në rast se Çavi do të qëndronte tek Barcelona, sigurisht që drejtuesit e klubit do të bënin të pamundurën për të blerë përfundimisht kartonin e portugezit, por tani me Flikun në krye, situata mbetet krejtësisht e paqartë.

LEXO EDHE:

Back to top button