Hantavirus: OBSH thotë situata nën kontroll; Maqedonia e Veriut pa të infektuar
Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Mbi 10 raste me Hantavirus janë konfirmuar në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se situata është nën kontroll dhe të infektuarit po mbahen nën mbikëqyrje. Ndërkohë deri më tani asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk është prekur nga ky virus. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thekson se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së hantavirusit. Aliu thotë se institucionet shëndetësore janë të gatshme të reagojnë në rast nevoje.
“Kemi strategji për menaxhim me kriza në sistemin shëndetësor. Ajo ka kaluar nëpër të gjitha procedurat administrative. Po ashtu, dje u krijua një grup ekspertësh nga institute të ndryshme, me qëllim që të përgatisim një plan për raste eventuale nëse kemi nevojë, që të veprojmë mënyrën e duhur nëse paraqitet ndonjë krizë, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë /Alsat.mk








