Hapet “Nabizi Retail Park” në Strugë
Hapet "Nabizi Retail Park" në Strugë

Në prani të një numri të madh të qytetarëve nga jeta publike dhe shoqërore e Strugës, u shënua zyrtarisht fillimi i punës së “Nabizi Retail Park”, destinacionit të ri modern për blerje dhe argëtim në Strugë.
Hapësirë që bashkon standardet më moderne arkitekturore, teknologjike dhe tregtare dhe që synon të ofrojë përvojë të jashtëzakonshme për konsumatorët dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
“Nabizi Retail Park”, së bashku me ambientet ekzistuese afariste, mbulon sipërfaqe prej 85 mijë metra katrorë, me 1000 vende parkimi dhe zonë logjistike prej 40 mijë metra katrorë.
“Nabizi Retail Parku nuk është vetëm invesimt i madh, por edhe një përpjekje personale e imja për të kthyer diçka të madhe në qytet dhe shoqërinë tonë. I besoj idesë se edhe në një qytet të vogël mund të ketë diçka të madhe, moderne, kualitative dhe me vlerë”, tha Nasuf Bizati – pronar i “Nabizi Retail Park”. / Alsat.mk