Hapet për qarkullim kufiri në “Bllacë”, ndërsa Terminali Doganor jo
Hapet për qarkullim kufiri në "Bllacë", ndërsa Terminali Doganor jo

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitare ka bërë të ditur se është hapur qarkullimi në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë.
Në njoftimin thuhet se ende është i mbyllur Terminali Doganor.
“Ju informojmë se është hapur kufiri për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave”.
“Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.