" "
Komuna e Haraçinës ka informuar se gjatë mbrëmjes së kaluar janë dëmtuar dhe djegur makineri ta cilat po punonin në projektin e stadiumit, gurthemeli i të cilit u vë javën e kaluar. Aktin e ka dënuar kreu i Haraçinës, Daut Beqiri i cili i ka bërë thirrje autoriteteve që ta zbardhin rastin.
“Organet e rendit po hetojnë rastin dhe bëjmë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Por një gjë duhet të jetë e qartë: NUK NA NDAL ASKUSH. Punimet do të vazhdojnë. Projekti do të përfundojë. Stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet”, ka shkruar Beqiri, Kryetar i Komunës së Haraçinës.








