Haraçinë, punime në shkollën “Abdyl Frashëri”

Haraçinë, punime në shkollën "Abdyl Frashëri"

Gazetare: Melihate Rustemi

Shkollat Fillore po shfrytëzojnë pushimet dimërore për të mbindërtuar e renovuar objektet e tyre. Në shkollën “Abdyl Frashëri” në Haraçinë e njohur si shkolla e vjetër po zhvillohen një sërë punimesh ndërtimore disa prej të cilave pritet të përfundojnë me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë ndërsa pjesa tjetër muajve në vijim. Drejtori Refik Saliu tha për Alsat se procesi mësimor nuk do të pengohet edhe në rast se punimet zgjaten për shkak të motit të ftohtë.

“Aktualisht punojnë tre firma. E para është për rindërtimin e klasave kurse e dyta për renoviminin e sallës së edukatës fizike e cila është në fazën përfundimtare. Grupi I tretë I punëtorëve janë në pjesën e zyrave ku lidhen të dy objektet, ajo është në fazën e ndërtimit, ndërtim I fortë që bëhet. Kjo do të zgjas pak më tepër sepse ka fillu prej themelit edhe do të përfundioj deri në çelës. Eventualisht nuk mund ti përfundojmë punët në klasat në të cilat janë duke u punu atëherë kemi planifiku që në pjesën tjetër ta vazhdojmë procesin edukativo arsimor”, tha Refik Saliu, drejtor I sh.f “Abdyl Frashëri” Haraçinë.

Tashmë pesë muaj shkolla fillore “Abdyl Frashëri” funksionon shkollë më vete, ku procesi mësimor do zhvillohet nga klasa e parë deri në të nëntën. Kreu i komunës Ridvan Ibrahimi tha se ndarja nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” do të mundësoj lëvizjen e lirë të nxënësve.

“Nuk do të kenë nevojë më nxënësit të barten. Nxënësi I klasës së parë është detyruar të shkoj në shkollë tjetër edhe pse e ka pas objektin shkollor para derës. Ose, ai klasës së gjashtë e ka pas afër shtëpisë shkollën është detyruar komplet…nuk do të ketë më maltretim për prindërit, për nxënësit. E kemi bë një menaxhim të mirë edhe po funksionojmë në vendbanimin e Haraçinës tash me dy subjekte”, theksoi Ridvan Ibrahimi, kryetar i Komunës Haraçinë.

Për momentin shkolla fillore “Abdyl Frashëri” numëron 1.044 nxënës të shpërndarë në 47 paralele, 11 prej të cilave funksionojnë në shkollën periferike të fshatit Orllancë. Mbi 80 punonjës përbëjnë stafin mësimor ndërkohë që si subjekt i ri mbeten në kërkim të punësimit të pedagogut dhe psikologut të shkollës./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button