Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit, në pritje edhe Abdixhiku dhe Krasniqi

Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit, në pritje edhe Abdixhiku dhe Krasniqi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për të biseduar rreth takimit të fundit në Bruksel.

“Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit. Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit.

Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar,  ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ‘online’ dhe fizikisht për takim, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Kurti do t’i presë tre liderët opozitarë të martën në zyrën e tij në Qeveri.

Kësaj ftese, nuk u janë përgjigjur ende Abdixhiku dhe Krasniqi.

LEXO EDHE:

Back to top button