Haradinaj: Nuk do t’i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka deklaruar se gjatë ditës së sotme po presin që zyrtar të Dhomave të Specializuara të vijnë në zyrat e OVL-UÇK-së për të marrë dosjet e pranuara mbrëmë nga kjo organizatë që janë dokumente të Gjykatës Speciale. Haradinaj ka thënë se këto dosje nuk do ua dorëzojnë atyre pa praninë e gjykatës apo Policisë së Kosovës.

Ai tha se mbrëmë rreth orës 18:40, është kontaktuar sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku nga i cili zyrtarët e Dhomave të Specializuara, kanë kërkuar që t’i marrin dosjet e pranuara dje.

“Sipas thirrjes që kanë bërë sekretaritë tanë pas orës 18:40 minuta që kanë kërkuar dosjet njerëzit e autorizuar të Dhomave të Specializuara dhe kanë kërkuar që mbrëmë të dorëzohen. Sekretari ia ka bërë të ditur vendimin e organizatës. Ne kemi marrë vendim sepse në fund të fundit kjo gjykatë nuk e njohin përveç se nuk e kemi njohur nga fillimi tash për ne është e skaduar e dalne afatin e bërë bajat por edhe me atë është vërtetuar edhe që është e krymur me helme nga aparati shtetëror i Millosheviqit nuk do i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona ose të paktën të Policisë tonë. Ne po presin se ata duhet me ardhur zakonisht vijnë dhe aq më tepër e kanë marrë një material dhe nuk janë prononcuar për të treguar të paktën a janë origjinal apo nuk janë, ndërkohë sekretarit i thonë se janë material sensitiv a është sensitiv apo nuk është senitiv është dashur të përkujdesën ata që mos t’u rrjedhin prej zyrave të tyre”, tha ai.

Sipas tij, serbët që urdhëruan kryerjen e krimeve në Kosovë po tentohet të pastrohen.

“Duke i marrë ata si dëshmitarë valid për dëshmi po i pastrojnë po i pastrojmë prej krimeve dhe po i vendosim si bashkëpunëtorë dhe po i qesin qytetarë të denjë, po bëhen dy padrejtësi. Ata po pastrohen, kurse ne që e patëm luftën e imponuar na shpallin kriminel”, theksoi Haradinaj.

Gjatës ditës së djeshme në Organizatës e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një person i panjohur i ka dorëzuar edhe një seri dosjesh tjera që përfshijnë dokumente nga Gjykata Speciale. Këso lloj dosjesh janë dërguar në zyrat e OVL-UCK-së edhe gjatë javës së kaluar, por këto dokumente u morën nga zyrtar të Dhomave të Specializuara.

LEXO EDHE:

Back to top button