Hari Kejn largohet nga Totenhami për 185 mln euro

Kapiteni i Anglisë, Hari Kejn edhe vet javë më parë kishte shprehur dëshirën për të fituar trofe, qoftë ajo edhe larg Totenham Hotspur. Siç duket, skuadra rivale, Man. Siti, është gati t’ia bëjë këtë dëshirë realitet atij pasi janë super-favoritë për nënshkrimin e tij.
Sipas “The Sun”, Kejn e ka informuar Totenhamin për dëshirën e tij për largim dhe është pajtuar në parim që të transferohet tek Man. Siti. Mirëpo, problemi qëndron tek çmimi i lartë i tij, Totenham dëshiron më shumë se 150 milionë euro dhe një marrëveshje thuhet të jetë e mundur.
Operacioni i sjelljes së Kejnit në “Ethihad Stadium” do t’i kushtojë Sitit hiç më pak se 185 milionë euro.