Hari Kejn thellon diferencën me Mbapen dhe Halandin
Në garën për trofeun prestigjioz “Këpuca e Artë”, Hari Kejn vazhdon ta mbajë vendin e parë, duke e lënë pas Kilian Mbapen, ndërsa në vendin e tretë renditet Erling Haland.
Pas një tjetër të shtune të suksesshme në Bundesligë, sulmuesi i Bajern Munihut i shënoi dy gola dhe e ka ngushtuar diferencën në renditje, duke e ngritur totalin e tij në 48 pikë, vetëm dy më shumë se ylli francez i Real Madridit, i cili i ka 46 pikë. Haaland qëndron në vendin e tretë me 42 pikë. Ndërkaq, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ndonëse nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi ndaj Barcelonës, vazhdon të mbetet në Top 5 në mesin e yjeve të futbollit evropian.
Kjo renditje përditësohet në bazë të golave të shënuar në ligat kryesore të Evropës dhe vlerësohet sipas sistemit të pikëve për “Këpucën e Artë”, ku golat në ligat më konkurruese (Premier Ligë, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1) kanë peshë më të lartë në llogaritjen finale.
Top 10 e golashënuesve më të mirë në ligat kryesore evropiane
- Hari Kejn — 48 pikë
- Kilian Mbape — 46
- Erling Haland — 42
- Igor Tiago — 34
- Vedat Muriqi — 30
- Vangelis Pavlidis — 28.5
- Darko Lemajiç — 28
- Lautaro Martínez — 28
- Ajase Ueda — 27
- Luis Suarez — 27








