Hari Kejn vendos rekord të ri në futbollin anglez
Bajern Munihu shënoi fitoren të thellë në “Allianz Arena”, me rezultat 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë performancë të shkëlqyer bëri Hari Kejn, i cili realizoi katër gola.
Falë këtij katër golëshi ai u bë golashënuesi më i mirë anglez në histori të Ligës së Kampionëve, me 33 gola.
Sulmuesi anglez serinë e golave e nisi në minutën e 19-të, falë një penalltie. Golin e dytë, anglezi e realizoi në minutën e 57-të pas një asistimi nga Kimih. Për të kompletuar hattrickun, ish-sulmuesi i Tottenhamit realizoi sërish nga penalltia, në minutën e 73-të. Kurse pesë minuta më vonë kompletoi ‘pokerin’, me një tjetër realizim nga 11-metërshi.