Kërcënohet me jetë arbitri, s’do gjykojë në fundjavë
Probleme për Entoni Tejllorin. Arbitri i cili u kritikua ashpër nga tifozët e Romës pas finales së Liga Europa kundër Seviljas, nuk do të gjykojë në fundjavë në Premier Ligë.
Siç raportohet nga “Daily Mail”, Tejlor mori kërcënime me vdekje pas ndeshjes midis Burnemautit dhe Çellsit, ku gjyqtari i ndeshjes tregoi 14 kartonë të verdhë.
Në 2024 – 2025, Tejllor arbitroi 5 ndeshje, një te Liga Europa dhe 4 të Premier Ligës. Në karrierën e tij, ai ka qenë arbitër kryesor në 743 takime.