Mësohet përse Shtutgarti luajti me fanella pa sponsorin kryesor ndaj Realit

Skuadra nënkampione e Gjermanisë, Shtutgarti luajti në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit ku u mposht me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve pas më shumë se 14 viteve.  Në këtë takim, klubi i njohur gjerman doli pa sponsorin kryesor në fanellat e tyre të kuqe, për shkak se ligjet në Spanjë janë të rrepta.

Konkretisht, sponsor i Shtutgartit është kompania e basteve “Winamax”, dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, kështu që klubi gjerman ishte pa sponsorin kryesor në këtë takim.

Edhe pse UEFA nuk ka asgjë kundër reklamimit të shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre të qarta, andaj Shtutgarti do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit  më 22 tetor në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button