Harris konfirmoi se do të kërkojë nominimin: Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mposhtur Trump
Kamala Harris ka konfirmuar se do të kërkojë nominimin presidencial demokrat pasi Joe Biden e miratoi atë si pasardhëse të tij pas vendimit të tij për të pezulluar fushatën e tij për rizgjedhje.

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara theksoi në deklaratë se është e nderuar që ka miratimin e Presidentit dhe se synon të fitojë dhe të arrijë nominimin.
Disa figura të rëndësishme partiake si Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre dhe rivali i saj i ardhshëm Donald Trump tha se “ajo do të mposhtet më lehtë se Biden”.