“HAS” konfirmon, Fitipalldi zëvëndëson Grozhanin

Romen Grozhan, nuk do të jetë në mundësi që të drejtojë makinën e skuadrës “HAS”, pas incidentit në Bahreini, ku ka djegur një pjesë të duarve dhe këmbëve. Andaj skuadra “HAS” sot konfimroi se në vend të tij, për garën e ardhshme, do të aktivizojë pilotin e tretë, Pietro Fitipalldin.

iloti 24 vjeçar kalon vitin e tretë te skuadra “HAS” dhe ishte në testimet e makinës të vitit 2018 dhe 2019. Në rast se, Fitipalldi dëshmon kualitetin e tij, ai mund të hyjë në konkurencë me Mik Shumaherin dhe Nikita Mazepin, që konkurojnë për dy vende te skuadra “HAS” në sezonin e ardshëm.

Kujtojmë se skuadra “HAS”, që më parë ka njoftuar se nuk do të vazhdohet bashkëpunimi me Grozhanin dhe Magnusenin.

LEXO EDHE:

Back to top button