Iran, varroset shkencëtari i vrarë

Në Iran është zhvilluar ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar armikun e tij të madh, Izraelin.

Televizioni shtetëror transmetoi ceremoninë më 30 nëntor, duke treguar arkivolin e Fakhrizadeh, të mbështjellë me një flamur iranian në një zonë jashtë ministrisë së Mbrojtjes në Teheran.

Zyrtarët, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Amir Hatami, morën pjesë në ceremoni, të ulur larg njëri-tjetrit dhe me maska mbrojtëse për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fakhrizadeh u vra në një pritë të stilit ushtarak më 27 nëntor në periferi të Teheranit. Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin. Ndërsa Izraeli nuk ka pranuar të komentojë.

LEXO EDHE:

Back to top button