“HAS” largon pilotët Grozhan dhe Magnusen

Skuadra e “HAS”-it në Formula 1, do të ketë pilotë të rinj në sezonin e ri, pasi që skuadra amerikane konfirmoi se nuk do të vazhdojë marrëveshjen me Roman Grozhanin dhe Kevin Magnusenin. Mediat raportojnë se skuadra amerikane dëshiron të reduktojë harxhimet dhe që të dy pilotat kanë pagat e mëdha.

Plani i skuadrës “HAS” është që të angazhojë pilotë, të cilët do të sjellin edhe sponsor të mëdhenj. Kandidat i tillë është rusi Nikita Mazepin, që garon në Formula 2, ndërsa pas tij qëndron babai i tij, miliarderi rus Dimitrij Mazepin

LEXO EDHE:

Back to top button