Ligji për mbrojtjen e popullsisë në Kuvend, më së shpejti të martën

Pr/ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nëse partitë parlamentare dakordohen deri të hënën, do të mund të jetë në rend dite në seance plenare ditën e martë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi njoftoi se kjo s’mund të ndodhë më herët sepse s’mund të ketë seancë vetëm me këtë pikë. Të martën pritet të votohet nevoja për ndryshimin e ligjit dhe më vonë komisionet kompetente ta shqyrtojnë atë.

Nisma u vendos në rend dite të martën por u hoq për shkak se s’kishte marrë veshje mes partive.

VMRO-DPMNE një ditë me pare deklaroi se është e gatshme të marrë pjesë në seancë dhe të formojë kuorum por për ligjin do të votojë e përmbajtur.

Me këtë ligj do të rregullohen kompetencat e institucioneve për sanksionimin e përdorimit të maskës edhe në të hapur, kufizimin e takimeve familjare dhe kufizimin e grupimeve pas orës 22:00.

LEXO EDHE:

Back to top button