Sanksionohen 272 shoferë në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 272 gjoba, prej të cilave 63 për tejkalim të shpejtësisë.

Nga MPB njoftuan se në suaza të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar 15 masa për automjete të parregullta teknike dhe 20 për vozitje pa patentë shoferi.

“Janë shqiptuar 87 masa për parkim të parregullt, 79 automjete janë mënjanuar me “karrotrec”, ndërsa janë shqiptuar 22 gjoba për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në kumtesë.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, potencojnë nga MPB dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button