Hasani: Të hetohet Artan Grubi, puna e “Grupit të Zjarrit” e pastër (Video)

Hasani: Të hetohet Artan Grubi, puna e “Grupit të Zjarrit” e pastër (Video)

Zv/ministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, i cili është në listën e shkarkimeve, thotë se nuk ka bërë asnjë shkelje gjatë punës së tij, por se po shkarkohet për shkak të hakmarrjes politike nga zv/kryeministri Artan Grubi. Në intervistën e tij për Programin 200, Hasani, tha se nuk ka frikë edhe nëse do të ketë hetime ndaj tij, sepse “punën e ka kryer me përgjegjësi të lartë”, ndërsa u shpreh së të gjithë ministrat e BDI-së duhet të hetohen.

“Po duhet të ketë. Hetimet le të vazhdojnë edhe tek anëtarët e grupit tonë edhe te Artani, edhe te krejt tjerët, kështu që nuk kundërshtojmë një veprim të tillë edhe nuk na tremb.

Kush duhet të ketë më shumë frikë, “Grupi i Zjarrit” apo ministrat aktual të BDI-së?

“Realisht ministrat duhet të kenë më shumë frikë sepse ata e kanë pasur pushtetin” u shpreh Hasani në Programin 200, që transmetohet sonte në ora 22:10, në Alsat.

 

LEXO EDHE:

Back to top button