Hasanoviq: Lufta e informacionit është një luftë për mendjet dhe zemrat e publikut

Lufta e informacioneve karakterizohet si luftë për mendjet dhe zemrat në një vend, thotë në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, njohësi i komunikimeve strategjike, Emir Hasanoviq. Duke komentuar luftën në Ukrainë për sa i përket depërtimit të informacionit nga terreni, ai ndër të tjera tha:

“Që nga viti 2016, NATO ka shtuar hapësirën kibernetike në domenet e saj të operacioneve. Me rëndësi të barabartë po aq sa toka, ajri dhe uji. Në hapësirën kibernetike, lufta e informacionit, ose përhapja e informacionit, është po aq e rëndësishme dhe kritike për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e një vendi. Lufta e informacionit karakterizohet si një luftë për mendjet dhe zemrat e publikut në një vend,” tha Hasanoviq. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button