Havertz: Nuk më plas fare …. Fituam Ligën e Kampionëve

Heroi i Çellsit, Kai Havertz, ka folur për “BT Sport “pas finales së Ligës së Kampionëve.  Gjermani ka qenë autori i golit që i dhuroi trofeun skuadrës së tij kundër Man. Sitit.

 

“Nuk e di çfarë të them. Me të vërtetë nuk e di. Kam pritur një kohë të gjatë. Tani dua të falënderoj familjen tim, prindërit, gjyshen dhe të dashurën. Nuk e di çfarë të them. Kam pritur 15 vite për këtë moment, “ ka thënë 21-vjeçari.

 

I pyetur nga gazetari se ka patur pak presion për shkak se është lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit, Havertz ka harruar për një moment se ishte në televizor.

 

“Të them të drejtën nuk më plas fare për këtë tani. Ne kemi fituar Ligën e Kampionëve.”

LEXO EDHE:

Back to top button