Çellsi sërisht kampion i Evropës, me një trajner që vjen në gjysmësezon!

Skuadra e Çellsit është kampion i Evropës, pasi që në finale të zhvilluar në stadiumin “Dragao”, mundi Man.Sitin me 1-0 dhe për herë të dytë arkëtoi titullin e Ligës së Kampionëve.

Arkitekti i suksesit të madh të Çellsit, Tomas Tushel në finalen e dytë, pas asaj me PSZH, arriti që të arkëtojë trofeun e elitës së futbollit evropian. Është interesant fakti se skuadra londineze u bë kampion i Evropës me trajnerin që erdhi në mesin e sezonit.

Strategu gjerman në “Stemford Brixh” erdhi në mesin e sezonit, si zëvëndësim për Frenk Lampardin.

Kështu ishte edhe 9 vite më parë, kur Roberto Di Mateo shkroi historikun te Çellsi dhe si zëvëndësim i Hoze Murinjos, u ngjit në majat e futbollit në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button