Skuadra e Çellsit ka një ndër mbrojtjet më të mirë në botë në këtë moment. Kjo mund të dëshmohet edhe me finalen e fituar ndaj Man. Sitit me 1-0.
Portieri i skuadrës londineze, Eduard Mendi, në sezonin debutues në Ligën e Kampionëve në fanellën e Çellsit arriti që të mbajë rrjetën e vet të paprekur në 9 ndehsje, një gjë që nuk i ka shkuar për dore asnjë portieri të ndonjë skuadre evropiane në Ligën e Kampionëve.
9 – Édouard Mendy’s nine clean sheets for Chelsea in the UEFA Champions League this season is the most ever by a goalkeeper in their debut campaign in the competition. Wall. #UCLFinal pic.twitter.com/BdVrIGOj3M
— OptaJoe (@OptaJoe) May 29, 2021
Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka ndarë një histori mjaftë interesante për portierin Mendi. Ai është bërë portieri i parë afrikan i cili arrin të fiton një Ligë të Kampionëve. Mirëpo, para kësaj ai ishte një person i cili po kërkonte një punë të re në vitin 2015. Pas 7 viteve, ai bëri njërën ndër paraqitjet e tija më të mira, duke u kurorëzuar kështu edhe kampion i Evropës.








