Kovaçiç me 17 minuta lojë, 4 herë fitues i Ligës së Kampionëve!

Mateo Kovaçiç ka fituar trofeun e tij të katërt të Ligës së Kampionëve. Çellsi arriti që të mposhtin me rezultat 1-0 skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, Man. Siti, për t’u shpallur kampion të Evropës.

Mirëpo, statistikë interesante është se Kovaçiç tani ka 4 trofe të Ligës së Kampionëve dhe ka luajtur në vetëm njërën prej tyre.

Në sezonin 2015/16 nuk ishte fare i ftuar, derisa në vitin tjetër ishte në bankën rezervë, njësoj sikurse gjatë sezonit 2017/18 me skuadrën e Real Madridit.

Ndeshja e vetme finale të cilën Kovaçiç e luajti ishte pikërisht kjo ndaj Man. Siti (17 minuta).

LEXO EDHE:

Back to top button