Havier Tebas: Barcelona është në rrugë të mirë

Deklaratat e presidentit të La Liga, Havier Tebas, janë një lajm i mirë për Barcelonën, por jo edhe aq për rivalët e saj. Skuadra katalane ka bërë disa përforcime gjatë këtij afati kalimtar, duke nënshkruar me lojtarë si Kristensen, Kesi, Rafinja e Levandovski, si dhe pritet edhe nënshkrimi i Zhull Kounde.

Megjithatë, struktura ekonomike duket vështirë e menaxhueshme. Kështu së paku thuhet nga mediat spanjolle. Por, presidenti i La Liga, Tebas ka një tjetër tregim. Ai thotë se katalanët janë në rrugë të mirë për t’i regjistruar të gjithë lojtarët.

“Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Mendoj se ata kanë akoma punë për të bërë, por janë në rrugë të mire. Pyetini Barcelonën. Mund të them se ata i dinë rregullat mirë dhe janë në dijeni se çfarë duhet të bëjnë. Ata akoma duhet ta bëjnë atë, por ka akoma kohë”, shtoi kreu i La Liga, Havier Tebas.

Numri një i La Ligës, ishte në mesin e më të akuzuarve për detyrim-largimin e Lionel Mesit nga Barcelona, rrjedhimisht nga La Liga.

Ekziston frikë se Tebas mund të bllokojë edhe regjistrimet e Levandovskit dhe të tjerëve, nëse nuk shkon gjithçka sipas rregullave që ai i përmend.

LEXO EDHE:

Back to top button